“BE ka qenë e përfshirë në qeverisjen e Kosovës që nga 1999’a dhe është bashkëpërgjegjëse për gjendjen e tanishme në Kosovë”, gjykon Ekspertja e çështjeve të Ballkanit dhe ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp.
E pyetur se kush duhet të jetë përgjegjës nëse ka eskalime në tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, Tromp tha se, për këtë, përgjegjës duhet të jetë Bashkimi Evropian
Sipas saj, BE duhet të ketë qenë e aftë që ta shtyejë përpara njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Si është e mundur që pas aq shumë koncesionesh që i janë bërë Serbisë që nga fillimi i dialogut të Brukselit që nisi pavarësisë së Kosovës më 2008, dhe pavarësisht politikave ‘të të marrit me të mirë’ Serbinë, BE nuk ia doli me sukses të bind ose t’i bëjë presion Serbisë që ta njohë Kosovën si shtet në territorin e plotë të saj?”, pyet ajo.
“Arsyeja se pse nuk ka pasur përshkallëzime të konflikteve në Kosovë që nga 2008’a është pragmatizmi i qeverive pasuese në Prishtinë, që përkthehet në gatishmërinë e tyre të bëjnë koncesione kur këtë e kërkon rasti”, vijon tutje Tromp.
E këtë pragmatizëm, Tromp e sheh si manifestim të qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës që t’i përkasin civilizimit evropian.
Sipas ekspertes, Perëndimi duhet të bëjë përpjekje që ta valorizojë mënyrën e të bërit politikë konstruktive ndaj Kosovës, e jo të vihet përpara Serbia në këtë drejtim.
“I takon Perëndimit ta kuptojë dhe ta valorizojë politikën konstruktive drejt Kosovës si shtet pa ua shtypur këmbët tek frerët tërë kohën, vetëm e vetëm që ta mbajnë Serbinë qetësisht”, thotë ajo.
E një nga koncesionet më të mëdha të kryera nga Perëndimi në raport me Kosovën, ajo e cilëson krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për t’i gjykuar krerët e UÇK’së për luftën e tyre ndaj forcave serbe në Kosovë.