Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duket se ka një linjë personale veshjeje.
Kjo të paktën sipas këmishës që të enjten e pati veshur në takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në veri të Mitrovicës.
Aty, në njërën nga mëngët mbante inicialet M.L.

Diplomati sllovak, më herët ishte ministër i Punëve të Jashtme të vendit të tij, si edhe kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.