Ballkani ka shkruar historinë e futbollit të Kosovës sonte.
Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshje ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.
E në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe bashkëshorti presidentes Vjosa Osmani, Prindoni.
Në fotografitë nga stadiumi, ai shihet me bluzë e këmishë të ngjashme me uniformën ushtarake, njëjtë siç veproi edhe më herët në ndeshjen Kosovë-Greqi.
Sadriu është parë me veshje të ngjashme pothuajse në të gjitha rastet kur presidentja Vjosa Osmani e ka marrë me vete edhe në “aktivitete ushtarake”.