Sikur kjo t’i ndodhte Albin Kurtit, do të shkaktohej ‘tërmet’ në Kosovë!

Aktuale

Sikur kjo t’i ndodhte Albin Kurtit, do të shkaktohej ‘tërmet’ në Kosovë!

Nga: N. Sh. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 11:52
Albin Kurti

Në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur serbët lokalë ngritën barrikada për të penguar zbatimin e vendimeve të qeverisë Kurti për targat dhe dokumentet.

Kështu u shpreh përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit që zhvilloi bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Esocobar, me serbët e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

“Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale... Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar që të mos ketë barrikada”, tha Lajçak pas takimit të zhvilluar në Mitrovicën e Veriut.

Këtë vizitë në veri të emisarëve për dialogun e ka komentuar prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai shprehet se Ecobar dhe Lajçak në veri kanë takuar edhe Milan Radojçiqin.

Sipas tij, po të takonte Kurti, Milan Radojçiqin opozita do të shkaktonte tërmet në Kosovë.

Postimi i plotë:

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak qëndruan dje në vizitë punë në Mitrovicën e Veriut në kuader të shtendosjes së situatës së krijuar qëllimshëm nga Aleksandër Vuçiq përmes vasalëve të tij Goran Rakiç dhe Milan Radojçiq të cilët janë fajtorët kryesor për krejtë atë se çfarë ndodhë në Veriun e Kosovës në dekaden e fundit përmes “Lista Srpska” si ideatore e të gjitha trambulencave që ndodhin në Veriun e Kosovës.

Por habitë fakti se në takim me emisarin Amerikan Escobar dhe atë të BE  Lajçek ishte i pranishëm edhe krimineli Milan Radojçiq i cili është i dyshuar për vrasjën e Oliver Ivanoviqit i cili e ka fletëarrestin nga Policia e Kosovës si dhe për veprimtari tjera  kriminele në Mitrovicën e Veriut, për çka edhe është “non Grata” apo në Listën e Zezë nga Departamenti i Thesarit të SHBA.

Nuk di a ishte i qëllimshëm dhe provokues nga Vuçiq dhe Lista Srpska prania e kriminelit Radojçiq në takim me emisarët eminent nga SHBA dhe BE, por sipas mendimit tim prania e kriminelit Radojçiq në këtë takim nuk do të duhej të ndodhë sepse Vuçiq dhe Lista Srpska kanë pasë mundësi tjera të dergonë ndonjë njeri tjetër i cili nuk është i përlyer me sedrën kriminele.

Sikur kryeminstri Albin Kurti të ishte takuar me kriminelin Milan Radojçiq opozita do të krijonte tërmet të vertetë në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat