SBASHK nuk heq dorë, vazhdon grevën

Aktuale

SBASHK nuk heq dorë, vazhdon grevën

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:14
Pamje nga greva

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se sot kanë vizituar komunën e Lipjanit dhe Shtimes, me ç’rast kanë vizituar edhe shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe çerdhen e kësaj komune dhe po ashtu në komunën e Shtimes shkollën “Emin Duraku”.

Sipas SBASHK, gjatë takimit me sindikalistët u bisedua për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë.

“Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun”.

“Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizoj këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do ti bëjnë”.

“Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat