Deputetja e PDK-së: Kurti diasporën e sheh veç si votë dhe monedhë

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Kurti diasporën e sheh veç si votë dhe monedhë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:29
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, vlerëson se kryeministri Kurti “diasporën e sheh veç si votë dhe monedhë”.

Ajo ka kritikuar ekzekutivin për mos sjellje të Ligjit për Diasporën, derisa thotë se diaspora nuk mund të joshet me premtime e oferta boshe.

Postimi i plotë:

Kryeministër, a ke tregu sa ke bërë për diasporën e sa vlenë diaspora për ty?

Diasporën ti e sheh veç si votë dhe monedhë. Nga dita e parë e qeverisjes tënde deri më sot, nuk e ke sjell Ligjin për Diaporën, përveç që e ke prolonguar dhe trajtuar krejtësisht si të parendësishme. Diasporën tanë e ke shfrytëzuar për bartjen e shpenzimeve për vartësit e tu nga Ministria e Punëve të Jashtme për sorollatje të kota, duke mos i sjellë asnjë përfitim Kosovës.

Diasporën nuk mund ta joshësh me premtime të kota e oferta boshe! Krejt çfarë duan diaspora nga Ju e nga ne si klasë politike është të punojmë me nder, mençuri e dinjitet për vendlindjen e tyre!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat