Optimizmi i Fitore Pacollit: Krizën do ta kalojmë më mirë se shtetet tjera

Aktuale

Optimizmi i Fitore Pacollit: Krizën do ta kalojmë më mirë se shtetet tjera

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:47
Fitore Pacolli

Mes ankesash për reduktime të mëdha të rrymës në Kosovë, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, jep një këndvështrim tjetër.

Deputetja Pacolli, duke e bërë një krahasim mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, e cila ka shpallur gjendje krize në 30 ditët e ardhshme, ka ardhur në një konkludim.

Sipas saj, duket që Kosova do ta kalojë krizën energjetike më mirë se shtetet e tjera.

Edhe pse Kosova është me reduktime prej mesit të gushtit, pas KEDS njoftoi se më nuk blen rrymë, deputetja thotë se gjendja nuk është aq e keqe.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të enjten ka shpallur gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës. Por, ka gjasa që kjo gjendje të zgjasë më gjatë.

Ndërkohë në Kosovë, KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike.

Gjendja te ne nuk është siç po trumpetojnë disa. Po duket se do t’ia dalim ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera.

#QeveriaKurti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat