Alarmon aktivisti: Një organizatë ruse po shpërndan ndihma pas orës 18:00 në Dragash

Aktuale

Alarmon aktivisti: Një organizatë ruse po shpërndan ndihma pas orës 18:00 në Dragash

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Fatir Berzati, aktivist i komuniteti goran ka thënë se në Dragash të Prizrenit është një zyre ruse, pra sipas tij, është një organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.

Berzati në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se emri i zyrës është në gjuhën ruse, dhe sipas tij puna e tyre pas orës 18:00 në mbrëmje është e dyshimtë.

“Ka edhe organizata ruse qe funksionon në atë rajon, humanitare në komunën e Dragashit, hala nuk e kemi konfirmu. Mas orës 18:00 zyra hapet dhe shpërndan ndihmë, germat e lokalit janë në gjuhën ruse, por deri tani nuk ka pas ndonjë reaksion nga zyrtarët kur kemi pyet se cka është e ku është.

Ata punojnë pas orës 18:00 në mbrëmje, në atë pjesë është pak terr dhe nuk është mirë me lëvizë andej”, tha Berzati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat