Drejtor i Institutit EdGruard, Rinor Qehaja ka folur për grevën e mësimdhënësve.
Qehaja tha se kjo grevë do të ketë një dëm jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e nxënësve.
Ai përmendi dëmin që u është bërë nxënësve edhe gjatë periudhës së pandemisë.
“Do të ketë një dëm jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e nxënësve, qoftë akademik apo edhe kognitiv sikurse që na është dëshmuar si e dëmshme edhe gjatë periudhës të pandemisë dhe dëshmohet nga kushdo që është përbrenda sistemit arsimor”, ka deklaruar ai.