Dialogu Kosovë – Serbi, Grenell thotë se ka një zgjidhje

Aktuale

Dialogu Kosovë – Serbi, Grenell thotë se ka një zgjidhje

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:30
Richard Grenell

Ish i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është përfshirë edhe njëherë në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhët të përfshihet më shumë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë pasi sipas tij ato kanë ngecur.

Tutje, Grenell ka dhënë një ide rreth kontestit mes të dyja vendeve rreth çështjes së targave.

Ish i dërguari i administratës Trump, tha se nëse nuk është e mundur çështja e targave, atëherë të kërkohet zgjidhje e çështjes se letërnjoftimeve.

Postimi i plotë në Twitter:

Shtëpia e Bardhë Biden duhet të përfshihet më shumë në ngecjen aktuale Kosovë-Serbi.

Dhe këtu është një ide: nëse njohja e targave është shumë e vështirë tani, atëherë kërkoni njohjen e letërnjoftimeve për të filluar (siç kam postuar në Twitter 4 javë më parë).

Dhe një bonus: shtyni të zbatoni marrëveshjet e mëparshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat