U tha se në Dragash është një organizatë ruse që shpërndan ndihma, reagon për herë të parë kryetari i komunës

Aktuale

U tha se në Dragash është një organizatë ruse që shpërndan ndihma, reagon për herë të parë kryetari i komunës

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 23:48
Bexhet Xheladini

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka reaguar pasi aktivisti i komuniteti goran, Fatir Berzati në emisionin ‘Frontal’ në T7 ka thënë se në këtë komunë është një zyre ruse, pra organizatë humanitare që shpërndan ndihma pas orës 18:00.

Xheladini përmes një shkrimi në Facebook tha se organet kompetente janë në dijeni për këtë deklaratë. 

“Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi.

Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit”, tha Xheladini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat