Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në një diskutim me Miroslav Lajçak lidhur me përspektiven euro-integruese të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka shkruar në Facebook se ishte në një darkë pune në Vjenë me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit.
Sipas tij, ky diskutim po bëhet në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor.