Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka komentuar vendimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për pranimin e targave dhe kushtet e tij për vendosjen e dokumenteve të Kosovës.
Ai ka thënë se me propozimin e presidnetit serb kemi cënim të sigurisë nacionale të vendit.
“Propozim interesant nga Presidenti Serb , nëse analizohet dhe nëse kalon atëherë kemi cenim të sigurisë nacionale të vendit.
"......serbët e Veriut ose te gjithë Kosovës duhet të lejohen të lëvizin me dokumente të Serbisë pa i treguar në kufi ato të Kosovës" (Presidenti Serb). Pra këtu kemi shkelje të nenit 2 pika 1.4 të ligjit nr.04/L-072 ( ligji për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror) nëse nënshkruhet dhe pranohet.
Sepse pika tjera mund të jenë në atë që :
Duhet të ketë lehtësime "relakcim" të procedurave për kalim të kufirit dhe mbi këtë të kemi persona/struktura që bien ndesh me ligjin e sipërshënuar.
"...... për dokumentet e Kosovës është që lëvizja me to lejohet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes......"(Presidenti Serb)”, thotë ai.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë vigjilente në dhe mos të lejojë të kalojë ky propozim pa ditur se ku po dëshiron të dalë politika ekspancioniste e Serbisë.
"Arsyeja është e thjesht sepse :
Kosova asnjëherë nuk ka pretendime territoriale apo ndonjë veprim në cenim të sovranitetit të Serbisë, prandaj lëvizja e qytetarëve të Kosovës përmes Serbisë nuk paraqet rrezik.
Por e kundërta është që Serbia nuk është duke hequr dorë nga territori i Kosovës dhe në këtë pikë duhet të jemi vigjilent në hapsirën e mos lejmit të kalimit të këtij propozimi në mënyrën se si dhe ku po do të dalë politika ekspancioniste e Serbisë...", shprehet Shala.