Sot ka filluar mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e kaluar.
Njëjtë sikurse në afatin e parë edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testeve nëpër rrjete sociale të ndryshme.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se shpërndarja e tyre është bërë nëpër grupe të formuara në rrjetet sociale.
Ndryshe, testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen mbi 5 mijë maturantë në gjithsej 59 qendra testimi.

