Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe.
E për këtë deklaratë të Vuçiqit ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Vuçiq u dorëzua, por disa analistë dhe opozita nuk do dorëzohen kurrë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vuçiqi u dorëzu, ama keni me pa, opozita edhe do analista kurrë nuk dorëzohen!