Në Vjenë po qëndron edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Ai ka publikuar disa fotografi nga ky organizim ku ka marrë pjesë edhe emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Postimi:
Bashkë me deputetë nga partitë anëtare të EPP-së, duke zhvilluar diskutime përmbajtësore për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Rruga e Republikës sonë është njëdrejtimëshe; integrimi në struktura euroatlantike dhe në partneritet të përhershëm me ShBA.