​Hoti takon Escobar, flasin mbi zhvillimet e fundit në dialog

Aktuale

​Hoti takon Escobar, flasin mbi zhvillimet e fundit në dialog

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:24
Avdullah Hoti

Hoti takon Escobar, flasin mbi zhvillimet e fundit në dialog.

Në Vjenë, në margjina të takimit me EPP, ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti ka takuar Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se diskutuan për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat