Von Cramon reagon për marrëveshjen Kosovë-Serbi, përmend çështjen e targave

Aktuale

Von Cramon reagon për marrëveshjen Kosovë-Serbi, përmend çështjen e targave

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:45
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes dy shteteve.

Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit europian dhe atij amerikan.

“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat