Marrëveshja me Serbinë/ Reagon Grenell: Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes që kishte arritur Hashim Thaçi

Aktuale

Marrëveshja me Serbinë/ Reagon Grenell: Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes që kishte arritur Hashim Thaçi

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:51
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është lajmëruar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes që ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.

Tutje ai shpreson se Kurti do të fillojë t’i zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.

Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarëve nga Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat