​Kurti për marrëveshjen: Reciprociteti, fryma e zgjidhjeve parimore

Aktuale

​Kurti për marrëveshjen: Reciprociteti, fryma e zgjidhjeve parimore

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:14
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në Twitter pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.

Ai ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me “Die Welt” për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por gjithashtu fola edhe për fuqinë tonë punëtore të re dhe të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat