Biliçk: Shpresoj që marrëveshja të ndihmojë në zbutjen e tensioneve në rajon

Aktuale

Biliçk: Shpresoj që marrëveshja të ndihmojë në zbutjen e tensioneve në rajon

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:24
Vladimir Bilçik

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.

Ai shpreson që kjo marrëveshje të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra tjera të lidhura me BE-në.

“Ky është një lajm i mirë. Zbatimi i plotë është çelësi.

Shpresoj se kjo marrëveshje mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e tensioneve në rajon dhe të fokusojë diskutimin publik në Serbi në detyra të tjera të lidhura me BE-në", ka shkruar Biliçk në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat