Edhe Nezir Kraki reagon pas marrëveshjes me Serbinë: Kurti meriton një bravo gjigante!

Aktuale

Edhe Nezir Kraki reagon pas marrëveshjes me Serbinë: Kurti meriton një bravo gjigante!

Nga: N. Sh. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 19:34
Nezir Kraki

Profesori i universitetit të Parisit, Nezir Kraki ka reaguar pas marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për çështjen e dokumentëve të udhëtimit.

Kraki thotë se, Kosova kaloi nga statusi i shtetit qesharak që shkonë në bisedime me ia plotësu kërkesat Serbisë në statusin e shteetit normal që respektohet nga aleatët dhe Serbia.

Sipas tij, kryeminsitri i Kosovës meriton një bravo gjigante dhe një mbështetje masiva nga opozita.

Postimi i plotë:

Kosova Republikë!

Dmth, në më pak se dy vite, Kosova kaloi nga statusi i shtetit qesharak që shkonte në bisedime me ia plotësu kërkesat Serbisë, në statusin e shtetit normal që respektohet edhe nga aleatet edhe nga Serbia.

Unë për këtë ndryshim kam shkru e kam bërtitë publikisht. Sepse kalimi nga faza e zhbërjes në atë të bërjes ka qenë urgjencë absolute për Kosovën. Kalimi nga Grenelli në emisar serioz si Escobar ishte poashtu kushti sine qua non që gjërat te marrin kahje tjetër.

Albini ka gabime por në çeshtjen e dialogut dhe të raportit me Serbinë (dhe BE-ne) meriton një bravo gjigante dhe një mbështetje masive edhe nga opozita.

Nejse…hajt se folim live këtë javë në terrasa me makiato 😉

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat