Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet, ka kërkuar konstruktivitet nga Kosova dhe Serbia edhe sa i përket çështjes së targave.
Ai në një video-adresim përmes Twitter, ka thënë se çështja e lirisë së lëvizjes nuk ka përfunduar dhe se duhet të gjendet një zgjidhje edhe për targat.
“Pres që dy liderët të tregojnë pragmatizëm e konstruktivitet për të zgjidhur problemin me targa. Kam thënë shumë herë, në kohën e luftës në Ukrainë, me sfidat që BE që po përballet, ne në Evropë nuk kemi nevojë për probleme, nuk kemi nevojë për tensione. Duhet zgjidhje, duhet zgjidhje për Ballkanin Perëndimor. Ka disa probleme që kanë mbetur. Duhet të vazhdojmë që të punojmë për të zgjidhur. Sot është ditë shumë e mirë”, ka thënë ai.
I am happy that we found a European solution that facilitates travel between #Kosovo and #Serbia, which is in the interest of all citizens of Kosovo and Serbia.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022
I thank @predsednikrs and @albinkurti for their leadership, and underline the excellent practical EU - US cooperation pic.twitter.com/kO4UZNenwk
Borrell më herët tha se Serbia është pajtuar të heqë dokumentet në hyrje/dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova të mos prezantojë dokumente hyrje/dale për qytetarët me letërnjoftime të Serbisë. Ai ka thënë se serbët e Kosovës, e gjithë qytetarët do të jenë të gjendje të lëvizin lirshëm duke përdorur letërnjoftimet.