Fitore Pacolli: Marrëveshja u arrit pasi Kurti nuk u nënshtrua, por kërkoi atë që i takon Kosovës

Aktuale

Fitore Pacolli: Marrëveshja u arrit pasi Kurti nuk u nënshtrua, por kërkoi atë që i takon Kosovës

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:21
Fitore Pacolli

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli e cila është shprehur e lumtur për këtë marrëveshje.

Ajo ka thënë se kjo marrëveshjeje ka ardhur si rezultat i mosnënshtrimit të Albin Kurtit ndaj palës tjetër.

“Kështu është kur nuk nënshtrohesh po kërkon atë që të takon. Simetri, balancë, barazi, reciprocitet”, shkroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat