Ujdia me Serbinë, AAK-ja reagon me një deklaratë të Haradinajt sa ishte kryeministër

Aktuale

Ujdia me Serbinë, AAK-ja reagon me një deklaratë të Haradinajt sa ishte kryeministër

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:29
Ramush Haradinaj

Pas marrëveshjes për dokumentet në hyrje-dalje mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka shpërndarë një deklaratë të Ramush Haradinajt në kohën sa ishte kryeministër.

Në deklaratë thuhet se Haradinaj sa ishte kryeministër ka pasur edhe fërkime me Përfaqësues të BE-së për arsye se gjithnjë kishte kërkuar rol aktiv nga SHBA-të në dialog.

"E kemi thënë secilën herë dhe vazhdojmë ta themi e të këmbëngulim se pa përfshirjen e ShBA-ve nuk do të ketë marrëveshje finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Ramush Haradinaj

Kryeministër i Kosovës

5 prill 2018

“Finalja është një, është njohja reciproke e cila duhet të ndodhë. Kush e ka guximin, fuqinë apo ndonjë instrument le të ndihmojë. Kush nuk e ka, duhet t’i thotë Kosovës shko rrugës tënde, dhe kur e thotë këtë, atëherë shqiptarët në Ballkan duhet ta pyesin vetën se a mund të ecim kështu si jemi apo çfarë duhet të bëjmë. Pra duhet të vijë një ditë e të na thotë dikush vendosni për vete. Ky është një realitet që duhet ta kuptojmë, sepse kanë kaluar dy dekada, 20 vjet në Evropë dhe po na thonë po e vazhdojmë dialogun. Deri kur?.

E kemi thënë secilën herë dhe vazhdojmë ta themi e të këmbëngulim se pa përfshirjen e SHBA-së nuk do të ketë marrëveshje finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat