Kryetari i Këshillit Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Aktuale

Kryetari i Këshillit Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:22
Charles Michel

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, shkroi Michel në Twitter.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje nga marrëveshje për dokumentet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, me dokumente identifikimi të lëshuara nga Kosova, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

“Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat