Pozhari pas marrëveshjes: Ju që keni mllef ndaj Kurtit, a bon veç sot me e zbraz ndaj qetij surrati?

Aktuale

Pozhari pas marrëveshjes: Ju që keni mllef ndaj Kurtit, a bon veç sot me e zbraz ndaj qetij surrati?

Nga: A.ZH Më: 27 gusht 2022 Në ora: 22:23
Aleksandar Vuçiq

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka komentuar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Ai ka thënë se ata që kanë mllef ndaj kryeministrit Albin Kurti, sot duhet ta zbrazin ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

“Ju që keni mllef ndaj Albin Kurtit, a bon veç sot me e zbraz ndaj qetij surratit!

Nesër prap mundeni me vazhdu me e shpall çka të doni Albinin. E di se disa prej jush e urreni ma shumë se Vuçiçi”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

“Sot edhe Hashim Thaçi ka arsye të mburret me Albin Kurtin në dialog”, ka shtuar ai./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat