Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka kërkuar falje ish-deputetes Aida Dërguti, për një koment të tij ndaj saj, pasi ajo e kishte ofenduar kryeministrin Albin Kurti, që kërkoi nga KFOR-i shtim të forcave në Kosovë.
“S’hihet dhandërr pa e pas senin me veti”!, kishte shkruar Dërguti, që kishte nxitur reagimin e Lajçit, i cili megjithatë thotë se nuk e din ku është fyerja e tij ndaj ish-deputetes.
Në postimin në facebook, Lajçi ka përgëzuar Kurtin për marrëveshjen e arritur me Serbinë për dokumentet.
Reagimi i tij i plotë:
Përgjatë Fanit e deri të Ura e Matit
Shanë e shanë e shanë!
Do analfabetë, do shpirt zi e t’shitun, do frigacak që mshefën mbas UÇK- së e shajnë, e kërcënojnë, e shantazhojnë, pa ditë se çfarë domethanie kishte reprika ime, i zbrazën lopatat me m…t, vetëm pse e përdora fjalinë e nji ish deputeteje, (jo tue shtua as tue shpif)! Ajo e kishte ofendua Kryeministrin, që kërkoi nga KFOR-, ti shtoi forcat n’Kosovë, tue i thanë; “s’hihet dhandërr pa e pas senin me veti”!
A i ka hije nji zonje kjo fjalë?!?
Unë, fjalinë e saj e ktheva të koha e luftës, si kundërpërgjigje, kur ajo po bahej nuse (liri) Kosove, me krushqit e KFOR-it!
Atëherë kërkuan ndihmë (edhe pse sendet i kishin me veti, nisoj si Albini që kërkon ndihmë, pa e pasë senin me hi dhandërr!
Ku asht fyemja?
Por unë po i kërkoj falje zonjës se nderuar, por ju që vjellni e kutërboni pleh, kur do të mësoheni me i kuptua gjanat ashtu siç janë, jo siç iu konvenon juve e padronëve tuaj?
Tani: Kend me përgëzu për marrveshjen shumë t’pritun përveç Albinit, dhe kujt me i kërkua falje për fymje e shantazhe?
Juve? Analfabetëve!?
Jo kurrën e kurrës! Ju s’e meritoni fjalën e mirë!
Albin.
T’kam randua deri n’palcë dje e pardje, por sot po t’them: Urime Ty e paraprakëve tu për marrveshjen e lëvizjes së lirë
Vazhdo tutje, se lehjet kurrë s’pushojnë!
Tiranë, 27.08.2022