Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, edhe sot ka reaguar ashpër ndaj kritikuesve të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se “endacakët e skutave portaliste”, i kanë shkruar dje ish-emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell, që ai të shkruajë në Twitter, se marrëveshja e arritur dje mes Kosovës dhe Serbisë, ishte arritur para 10 viteve.
Reagimi i tij në Facebook:
Edhe sot është ditë zie për endacakët e skutave portaliste që dje me vrull t’orkestrum i kanë shkru Grenellit « thuj në Twitel që malëveshja o bo para 10 viteve…e tani na ta bëjmë lajm se ti për neve hala je emisar i Shtëpisë së Bardhe… Greneeeeeeel mos na harro PLEASE! »
Veç mendojeni veten në lëkurën e tyre për një sekondë. Krejt çka kanë leh e shkru, iu ka dalë gabim prej që gojën e hapin herë me porosi herë me shantazhim.
Tash janë tërbu si qentë endacakë të Prishtinës që s’dinë as pse e as kënd me e kafshu.
Se pasi s’u mbyll Bondsteel-i, pasi s’i humbëm 200 milionë dollarë, pasi s’krisi lufta në veri, pasi s’u prishëm me Amerikën, pasi Kosova u tregu shtet….unë s’di qysh dreqin nuk e mshelin gojën këta mytyqypa, bile nja dy javë mos me na ndotë ajrin.
Tani veç kqyrni qysh i ndërtojnë titujt bombastikë me fjalën asociacion brenda. Dmth e marrin një fakt (marrëveshjen) dhe e barasvleresojnë me një supozim idiotesk të tyrin për asociacionin me qëllim që të relativizohet dorëzimi i Serbisë.
Glenel, pliiiiz qe merre edhe një lajm e bona tweet tani na ta bëjmë lajm!