Ambasada italiane në Kosovë reagon për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë

Aktuale

Ambasada italiane në Kosovë reagon për marrëveshjen: Fitore për diplomacinë

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka uruar arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për letërnjoftimet.

Ambasada italiane, përmes një postimi në twitter, e ka quajtur fitore për diplomacinë dhe lirinë e lëvizjes.

“Një fitore për diplomacinë dhe për lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Le të vazhdojmë të punojmë për energjinë, targat e makinave, personat e zhdukur, e të tjera”, ka shkruar ambasada në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat