Kurti bën thirrje për kursim të energjisë: Çmimi është vazhdimisht në rritje

Aktuale

Kurti bën thirrje për kursim të energjisë: Çmimi është vazhdimisht në rritje

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Ai ka folur në lidhje me energjinë elektrike, duke thënë se çmimi është vazhdimisht në rritje.

Kurti tha se për të dal nga kjo krizë energjetike, mënyra më e mirë është kursimi.

Ai gjithashtu theksoi se kanë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë.

“Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat