Kryeministri Albin Kurti ka pasur shumë vërejtje për anëtarët e partisë e ministrat.
Ndërsa deputetëve të LVV-së iu tha se mund të mos jenë më kandidatë për deputetë nëse s’bëjnë sa duhet për ta mbrojtur Qeverinë e ministrjave iu tha se “s’janë shefa”, Kurti ka paralajmëruar ndryshime edhe në administratën publike.
Kurti tha se në administratën publike ka persona që “nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”.
“Duhet ta reformojnë edhe administratën tonë publike sepse nuk tolerohet një administratë e trashëguar kur ku ka plot elemtë që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha ai.