Reagon ashpër Melihate Tërmkolli: Pse Albin Kurti nuk po ka guxim me hy në “qykë” të bisedimeve...

Aktuale

Reagon ashpër Melihate Tërmkolli: Pse Albin Kurti nuk po ka guxim me hy në “qykë” të bisedimeve...

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:25
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar mbi marrëveshjen e cila është pranuar nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se qeveria më këtë çfarë po bën po përpiqet të shesë “dushk për gogla”.

Sipas saj, Albin Kurti nuk po ka guxim të hyjë më thellë në bisedime, e që janë ato finale, por me këtë që po bën është vetëm ç’montimi i shtetit.

Postimi në Facebook:

Derisa nuk ka marrëveshje finale dhe reciprocitet e njohje me atë marrëveshje, ”reciprociteti” i tanishëm është maska me të cilën qeveria po përpiqet të shesë “dushk për gogla”. Marrëveshja e djeshme është vetëm një hap drejt reciprocitet.

Qasja e Kryeministrit Kurti në këto bisedime që nuk përbëjnë madje as bisedime “teknike” por janë marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, është gabimi më fatal me pasoja të paparashikuara.

Pse Albin Kurti nuk po ka guxim ose me qëllim nuk po hyn në “qykë” të bisedimeve për marrëveshje finale ka shumë sepse, por kjo mund të sjellë vetëm te një përfundim: ç’montimi i shtetit!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat