Dardan Molliqaj nga PSD, ka kritkiuar opozitën e cila sipas tij, nuk po bën asnjë reagim ndaj marrëveshjes e cila është arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, “opozita parlamentare është për legjitimim të pushtetit. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kuvendit i ka rrjedhur fuqia politike, përgjegjëse për të cilën është opozita. Dëmet nga ta nuk janë më të vogla”.
Postimi në Facebook:
Opozitë për lakmi
As nuk i ka pyetjet, as dilemat, as besimin. Tamam si militanti i VV-së.
Opozita nuk është platformë pa pushtet. Përkundrazi, prodhon, ndikon dhe ka fuqi politike. E sot, ka një përgjegjësi unike. Dhe duke qenë jashtë ekzekutivit është edhe e lirë nga shtrëngesat dhe kushtëzimet që vijnë me zbatimin e ligjit.
Mirëpo, duket që për momentin opozita parlamentare është për legjitimim të pushtetit. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kuvendit i ka rrjedhur fuqia politike, përgjegjëse për të cilën është opozita. Dëmet nga ta nuk janë më të vogla. Kështu ndodhë kur je i rreshtuar me sy kah zgjedhjet e ardhshme.