Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti përmes fjalimit të tij në mbledhjen e përgjithshme e këshillit të Vetëvendosjes i ka ftuar në takim tre liderët e opozitës, Lumir Abdixhikun, Memli Krasniqin dhe Ramush Haradinajn.
Ai u shpreh se këtë ftesë po ua bën për të diskutuar për takimin e fundit në Bruksel.
“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha ai.
Kurti u shpreh se pavarësisht dallimeve që mund të kenë, ato nuk duhet ta tejkalojnë interesin shtetëror.
“Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme edhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, pos asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetarë”, është shprehur ai.