Ridvan Berisha, ish-kryeredaktori i RTK3 dhe autori i emisionit “Debat” në RTK, thotë se kryeministri Albin Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë, pasi është lodhur nga dialogu me Serbinë dhe presioni ndërkombëtar.
Ai në një postim në Facebook ka theksuar se kryeministri po ashtu është lodhur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda.
“Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t'i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet. Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për ri-legjitimitet, për t'i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, konsensusin mbarëshoqëror”, ka thënë Berisha.
Duke kujtuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik, Berisha shprehet skeptik nëse kryeministri Kurti është adresa premtuese e këtij uniteti.
“Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të! Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme për ta ideuar një formulë politike të koalicionit të gjerë. Është i molisur nga dialogu me Serbinë, e tash e ka përjetuar edhe presionin ndërkombëtar, kur më herët thoshte se nuk e di se çka d.m.th ky presion.
Për çdo ditë Kurti po shtrëngohet t'i përtypë me zor fjalët e zotimet e tij dhe fare nuk po skuqet.
Është i molisur edhe nga performanca e dobët e qeverisjes përbrenda.
Exit-i për të janë zgjedhjet si kapitull i ri, për ri-legjitimitet, për t'i lënë në arkiv të gjitha zotimet e piskamat kundër oponentëve duke e modeluar një fazë të re, konsensusin mbarëshoqëror!
Gjithmonë është theksuar se uniteti në raport me Serbinë është jetik!
A është tani Kurti adresa premtuese e këtij uniteti?!
Ta shohim. Unë fare nuk kam besim në të!
Hija e kaosit do ta ndjekë çdo herë profilin e tij si politikan kaotik!