Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi i ka vdekur nëna.
Lajmin e ka kumtuar vetë Vrenezi, përmes një postimi në Facebook, të hënën.
“Njoftojmë familjarët, miqët dhe dashamirët se mbrëmë në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë Nëna jonë SEVDIJE VRENEZI”, ka shkruar ajo.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot me 29.08.2022 në ora 16:00 në Varrezat e fshatit Marali – Malishevë.
“Allahu e shpërbleftë me Xhenet! Të pikëlluar familja Vrenezi dhe Paçarizi”, përmbyllet njoftimi i deputetes për vdekjen e nënës së saj.