Këshilli i Ambasadorëve reagon pas marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Këshilli i Ambasadorëve reagon pas marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 09:39
Ilustrim

Këshilli i Ambasadorëve me kënaqësi e mori lajmin e shpallur na Josep Borel, Përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, se Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshtje për dokumentet personale.

Me këtë Marrëveshtje qytetarëve të dy vendeve u mundësohet qarkullimi i lirë i kufinjëve me letër njoftime të lëshuara nga dy vendet përkatëse.

Këshilli lartë e çmon kontributin e dhënë për arritjen e kësaj Marrëveshjeje (nënshkruar në vitin 2011) të përfaqsuesit special të BE-së për lehtësimin e dialogut mes dy vendeve Miroslav Lajçak dhe përfaqsuesit amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Eskobat dhe shpreson dhe pret që liderët e të dy vendeve ta vazhdojnë dhe thellojnë dialogun edhe për tema tjera më qenësore deri në arritjen e një marrëveshtjeje përfundimtare.

Këshilli i Ambasadorëe konsideron se implementimi me sukses i Marrëveshtjes së arritur si dhe marrëveshtjeve tjera tashmë të nënshkruara do ta çel rrugën për integrimin sa më të shpejt në BE të dy vendeve si dhe do të kontribuojë në forcimin e paqës dhe stabilizimin e situatës në regjion e më gjërë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat