Të shtëna me armë mes dy personave dhe një polici në Leposaviq

Aktuale

Të shtëna me armë mes dy personave dhe një polici në Leposaviq

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:04
Ilustrim

Dy persona dhe një zyrtar policor i Kosovës janë gjuajtur me armë zjarri pasditen e së dielës në një lokal në Leposaviq, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Raportohet se dy të dyshuarit, kanë shtënë të parët me armë zjarri në drejtim të një lokali, në të cilën ndodhej një zyrtar policor i Kosovës.

“Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare”, ka njoftuar Policia.

Policia ka thënë se personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat