Ministri i Financave thërret konferencë për media

Aktuale

Ministri i Financave thërret konferencë për media

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:32
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca parashihet të mbahet nga ora 14:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ky dikaster, teksa nuk është treguar arsyeja e kësaj konference.

“Ju ftojmë që sot në ora 14:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Konferenca për Media do të mbahet sot, më 29 gusht 2022, në ora 14:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat