Lista Guxo do të themelojë degën e saj edhe në Prishtinë, lajmëroi kjo parti politike përmes një njoftimi në Facebook.
Kuvendin themelues të degës në Prishtinë, Lista Guxo lajmëroi se e mbajnë më 31 gusht në Hotel Sirius.
“Një Prishtinë aktive në politikë, që merr pjesë në vendosjen e fatit të qytetarëve që jetojnë në të, që mbron interesat, dinjitetin dhe shpirtin urban dhe tolerant të Kryeqytetit, është misioni ynë i përbashkët në veprimin tonë politik drejt formimit të degës së ‘Guxo’ në Prishtinë”.
Ky formacion i ri politik që derivoi nga një mini-skizëm prej Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e vitit 2021 dhe u shkri në listën e përbashkët elektorale me Lëvizjen Vetëvendosje, saktësisht pas një viti u regjistrua si parti politike në KQZ.
Kjo Listë u formua nga Vjosa Osmani pas shkarkimit të saj nga LDK-ja.
Lista Guxo udhëhiqet nga Donika Gërvalla, aktualisht ministre e jashtme.
Kohëve të fundit u përflit dorëheqja e njërës nga anëtaret kyçe të saj, Doarsa Kica Xhelili.