​Mehaj: SHBA mbështet transicionin e Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së

Aktuale

​Mehaj: SHBA mbështet transicionin e Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 15:24
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur në takim ekipin e Institutit për Qeverisje të Sigurisë (ISG) nga SHBA të kryesuar nga Keith Dunn.

Ata sot vazhdojnë ciklin e radhës të këshillë-dhënies njëjavore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mehaj me këtë rast ka shprehur mirënjohje për punën në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për hartimin e politikave,  planifikim dhe instrumentet tjera të nevojshëm për realizimin efektiv të procesit të tranzicionit dhe zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Me ekspertët amerikanë do të vazhdojmë suksesshëm edhe më intensivisht drejtë realizimit të vizionit tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat