Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi në një postim të saj në Facebook ka reaguar pas rastit të dhunimit të një vajzë 11 vjeҫare.
Deputetja Demi-Murtezi shkruan se mund të jemi të shkolluar ose jo, nga fshati ose nga qyteti, musliman ose të krishterë, por jo më shqiptar krenarë.
Ajo shkruan se nuk po i mbrojmë fëmijët dhe nderin e motrave tona.
Postimi i plotë:
Ne mund të jemi të pasur e të varfër, të shkolluar e të pashkolluar, nga fshati e nga qyteti, muslimanë e katolikë, por jo më shqiptarë krenarë.
E humbëm këtë epitet se nuk po i mbrojmë fëmijët tanë e nderin e motrave tona. Se edukata e mirëfilltë e respekti për njëri-tjeterin u bënë cështje të tejkaluara e demode.