Vjen reagimi i ashpër nga Arbana Xharra: Monstruma, kriminela…!

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga Arbana Xharra: Monstruma, kriminela…!

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 20:40
Arbana Xharra

Edhe gazetarja Arbana Xharra ka reaguar për krimin makabër që kanë bërë pesë persona, të cilët dhunuan një të mitur, 11 vjeçare.

Ajo përmes një postimi në Facebook u shpreh se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një pedofil apo kriminel, por me një mendësi kriminale.

Xharra tha se mundësit për dhunimin e çikave janë shumë të mëdha, kjo sipas saj është shumë e rrezikshme.

“Kur kemi të bëjmë me një pedofil apo dhunues… atëherë i vihet në kërkim policia dhe organet tjera të sigurisë si një individ kriminel. Por kur janë 5 të rinj ky numër nuk përfundon me kaq, atëherë lehtësisht janë edhe 10, 20, 30… pra kemi të bëjmë me mëndësi kriminale që ushqehet nga shumë faktor”, u shpreh Xharra, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

5 monstruma pasken dhunuar nje vajze 11 vjecare ne Prishtine ne kryeqendren e Kosoves. Kur ne akte te tilla perfshihet nje person, kemi te bejme me nje dhunes, kriminel, pedofil…emerojeni si te doni. Por ne kete rast kemi te bejme me nje grup prej 5 vetave, kjo do te thote qe ne ate vend predispozita per me u dhunu çikat jane shume te medha. Pra ato rrezikohen ne shkolla, ne rruge, ne lagje kudo. Kushedi sa raste te tjera as qe jane raportuar. Pra, cilat jane elementet qe e nxisin nje grup te rinjesh me dhunu nje femije? Semundje mentale smund te kene te pestit, pedofil smund te jene te pestit. A konsiderohet nje 11 vjecare e rritun per mendesine e tyne kriminale? Eshte shume me e rrezikshme kur te pestit lehtesisht pa friken e ndeshkimit dhunojne nje FEMIJE. Kur kemi te bejme me nje pedofil apo dhunues… atehere i vihet ne kerkim policia dhe organet tjera te sigurise si nje individ kriminel. Por kur jane 5 te rinj ky numer nuk perfundon me kaq, athere lehtesisht jane edhe 10, 20, 30… pra kemi te bejme me mendesi kriminale qe ushqehet nga shume faktor. Duhet te hulumtohet se nga vjen kjo mendesi qe e bind mashkullin se femra eshte e pavlere, se ato mund te dhunohen seksualisht edhe si te mitura. Nga buron kjo mendesi kriminele?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat