Se a i është përmbajtur Serbia zotimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit, ish-kryediplomatja Meliza Hardanaj thotë “zero”.
E njëra nga pikat kryesore të cilave Serbia i është shmangur, është ajo e zhvendosjes së ambasadës prej Tel Avivit në Jerusalem, siç ishin zotuar palët në Shtëpinë e Bardhë.
“Kaq për kredibilitetin e Serbisë”, shkroi Haradinaj në Twitter në një ripostim mbi një shkrim të ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriç.
Imagine being #Serbia’s Amb to 🇺🇸 & referring political arguments against #Kosovo through the #WashingtonAgreement - which 🇷🇸 implemented 0 out of 16, including the pledge to move its Embassy from #TelAviv to #Jerusalem by July 1, ‘21.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) August 29, 2022
That’s all for 🇷🇸’s int’l credibility. https://t.co/UQD2tj4x69 pic.twitter.com/qBmQNe7IPI
“Paramendojeni ambiciet e Serbisë të jenë kah Shtetet e Bashkuara dhe t’u referohen argumenteve politike kundër Kosovës përmes Marrëveshjes së Uashingtonit – të cilën Serbia e implementoi zero nga gjashtëmbëdhjetë”, shkroi ish-kryediplomatja.
Këto komente përgënjeshtrues erdhën ngase Gjuriç ditë më parë shkroi se Kosova refuzoi t’u qëndrojë zotimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe Brukselit.
Megjithatë, pa kundër-reaguar nuk qëndroi Gjuriç.
“Më pëlqen postimi juaj, Melizë. Së pari, [Albin] Kurti vazhdimisht thotë se të gjith ju nga qeveritë e kaluara keni qenë të korruptuar e kriminalë dhe prandaj Kosova nuk e njeh as Marrëveshjen e Brukselit dhe as të Uashingtonit”, shkroi Marko Gjuriç.
“Edhe pse nuk është se e besoj se ka të drejtë në rastin tuaj, është mbase për disa të tjerë. Prandaj, është ai i cili haptazi mburret tek e tërë bota se nuk po respekton marrëveshejt e ndërmjetësuara nga ShBA dhe BE”, tha mes tjerash politikani serb në përgjigje ndaj Haradinajt.
Kosova dhe Serbia, në Shtëpinë e Bardhë kishin nënshkruar marrëveshjen e Uashington-it, ku pika kryesore e marrëveshjes ishte zotimi për një moratorium njëvjeçar që Kosova të mos aplikonte në organizata ndërkombëtare dhe Serbia të pezullonte fushatën e saj për çnjohje ndërkombëtare të Kosovës.
Gjithashtu njëra nga pikat ishte se shtetet zotoheshin që ambasadat t’i vendosnin në Jeruzalem. Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si rezultat i kësaj marrëveshje.