Jasharaj apelon te DKA-të që të mos bien pre e presioneve

Aktuale

Jasharaj apelon te DKA-të që të mos bien pre e presioneve

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Rrahman Jasharaj, ka apeluar te drejtoritë lokale që të mos bien pre e presioneve. Sipas tij, për hir të nxënësve kanë lejuar që të mbahet testi i arritshmërisë.

Grevistët kërkojnë nga 100 euro në muaj, shtesë, deri në miratimin e Ligjit për pagat.

Jasharaj ka thënë se mohimi, sipas tij, i kësaj të drejte, është i padrejtë.

Ju lutem të mos bëni lista false për t’i ndihmuar një njeriu që është kundër demokracisë, e ai është Hekuran Murati”, ka thënë ai, duke shtuar se janë të gatshëm të ulën me Qeverinë. Sipas tij, shuma e kërkuar nga mësimdhënësit është simbolike.

Deklarata e Muratit te anëtarësia jonë për miliona ka qenë e kotë. Të gjithë i dinë të hyrat tona. Murati nuk e ka lexuar ligjin sindikal dhe statutin tonë i cili është i publikuar. Këtë buxhet nuk e kemi mbledhur me nda rroga sepse nuk e kemi këtë fuqi. Ne nuk kemi buxhet për të paguar paga dhe nuk jemi të thirrur për ta bërë këtë. Ligji e thotë qartë që e kanë obligim t’i paguajë shteti. Edhe populli ka filluar ta kuptojë që nuk është faji te sindikatat por te Qeveria”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat