Jasharaj flet për Projekligjin për Paga: Ne nuk e kemi parë

Aktuale

Jasharaj flet për Projekligjin për Paga: Ne nuk e kemi parë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:04
Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut ka folur edhe për Projektligjin për Paga në konferencën për media ku u paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Rrahman Jasharaj për projektligjin për Paga për të cilin tha se asnjë nga sindikalistët nuk e ka parë dhe nuk është ftuar për diskutime për punimin në atë projekligj.

“Asnjë nga udhëheqësit sindikal versionin që po reklamojnë nuk e kanë parë. Sindikatat nuk kanë marrë pjesë fare në punimin e këtij ligji. Ishte një përpjeke për të ndikuar të njerëzit të krijojnë mëdyshje. Ligj abstrakt por edhe procedurat duhen edhe 14 muaj që të mirtohet. Askush nuk e din sa është koficienti.”, ka thënë ai.

Nga SBASHK po ndihen të kërcënuar nga qeveritarët të cilët kanë paralajmëruar se do t’i ndalin rrogat atyre që përkrahin dhe marrin pjesë në grevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat