Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se Sindikata Bashkuar e Arsimit, duhet t’i paguajë vet punëtorët që kanë hyrë në grevë.
Ai ka kërkuar që menjëherë pas grevës, mësimdhënësit duhet të futën në test dhe të përjashtohen masivisht, përcjell Bota sot.
“Sipas ligjit në Kosovë dhe sipas praktikës evropiane në Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Gjermani, Norvegji etj. etj., punëtorët në grevë ose nuk paguhen ose sindikatat i kanë fondet për greva dhe i pagujnë vet punëtorët. SBAShK-u kogja do miliona i ka marrë dej tash, le t'i pagun. Ose masi janë kaq idealista dhe të bindun le të sakrifikojnë.
Përndryshe menjëherë pas grevës me i shti në test edhe me i përjashtu masivisht”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Në një konferencë për media më 30 gusht përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë thënë se greva e sindikalistëve në Kosovë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave, Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të zgjedhë dialogun, e jo siç thanë, “shantazhet e kërcënimet”./BS