Analisti Rron Gjinovci i ka reaguar aktivistes Xheraldina Rexhepi e cila në protestën e së martës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina tha se dështuan të gjithë, teksa pati kritika edhe për prindërit e vajzës së mitur.
“Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, theksoi ajo para gazetarëve.
Për këtë çështje është shprehur i zemëruar Gjinovci.
“‘Ka dështu nëna e asaj vajze…’. Sa budalla është në këtë Kosovë na tepër mirë jena”, shkroi ai në një postim në Facebook.