Ekrem Rexhepi vodhi “brusalicë”, grushtoi dhe la pa ndjenja për 40 minuta një person

Aktuale

Ekrem Rexhepi vodhi “brusalicë”, grushtoi dhe la pa ndjenja për 40 minuta një person

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:27
Ekrem Rexhepi

Ekrem Rexhepi, i dyshuari për dhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë të shtunën, është ballafaquar me drejtësinë në disa raste të tjera në të kaluarën.

Në muajin shkurt të vitit 2018, në bashkëkryerje me dy persona të tjerë, ai kishte kryer një vjedhje në një serrë të luleve në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar media ai dhe dy të tjerët ishin zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes në grup.

Bazuar në aktakuzë, kur i dëmtuari, pronar i serrës së luleve, ishte kthyer nga vendi i tij i punës në Prishtinë, me të shkuar në serën, papritmas kishte hasur në të tre të akuzuarit, të cilët kishin pasur maska në fytyrë.

Më tej, sipas aktakuzës kur i dëmtuari kishte kuptuar se të akuzuarit kishin hyrë për të vjedhur, është përleshur me ta, e në atë rast i akuzuari A.L e kishte goditur me grushte në fytyrë të dëmtuarin, ndërsa Ekrem Rexhepi nga mbrapa e kishte goditur me boks në kokë, e me ç’rast i dëmtuari ishte rrëzuar në tokë, dhe kishte humbur vetëdijen për rreth 40 minuta.

Sipas aktakuzës, më pastaj të akuzuarit nga xhepi ia kishin marrë të dëmtuarit portofolin me para në shumë prej 70 eurove si dhe kanë marr edhe gjeneratorin në vlerë prej 1200 eurosh, një “brusalicë”.

Më pastaj, të akuzuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit “Pik up”.

Sipas aktakuzës, gjatë kontrollimit nga ana e policisë, në shtëpinë e Ekrem Rexhepit, kishin gjetur dhe sekuestruar gjeneratorin, pronë e të dëmtuarit, pronarit të serrës në Prugovc.

Në nëntor të vitit 2018, të akuzuarit ishin liruar nga paraburgimi me vendim të gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat